Ballina Aktualitet Lajme Sopotasve do t’u paguhen nga 5500 denarë për çdo ditë të kaluar...

Sopotasve do t’u paguhen nga 5500 denarë për çdo ditë të kaluar në hapsane

Avokati i shumicës së sopotasve të dëmtuar, Vullnet Paçuku, tha se janë marrë vesh me Qeverinë që çdo sopotasi të dëmtuar t’i paguhet nga 5500 denarë çdo ditë e kaluar në qeli apo hapsane shtëpiake.

“Pasi që dërguam padinë për dëshmpërblimin e Sopotasve, me Avokatin e Shtetit lidhëm një propozim marrëveshje në vlerë prej 5500 denarë për çdo ditë të kaluar në qeli apo hapsane shtëpiake…Përafërsisht për të gjithë të dëmtuarit që kanë vuajtur dënimin me privim nga liria, shuma është 1,2 milion euro”, deklaroi Paçuku, për Tv SHENJA.

Dhjetë ditë më parë, siç informoi avokati Paçuku, Ministria e Drejtësisë ka dhënë përgjigje edhe për kërkesën e dëmshpërblimit të katër sopotasve të tjerë që nuk kanë vuajtur privimin nga liria. Sikurse për grupin e parë, Ministria e ka refuzuar kërkesën dhe rastin e ka dërguar para instancave gjyqësore. Për momentin, i vetmi të cilit ligji dikton që nuk i takon dëmshpërblimi, është Samet Limani, i dënuari i cili ndërroi jetë pa e pritur lajmin për pafajësinë. Familja ende nuk ka hequr dorë nga kërkesa dhe kanë paralajmëruar ankesa derisa të kenë frymë.(koha.mk)

Artikulli paraprakAnulohet zbatimi i dispozitës kalimtare të Ligjit për tregti në tregjet e pemëve dhe perimeve
Artikulli tjetërKARRIERË ME ANTISHQIPTARIZËM/ Profile të kandidatëve të VMRO-së për president