Ballina Aktualitet Shqipëri Viti 2019 vjen me borë, bllokohet Peshkopia

Viti 2019 vjen me borë, bllokohet Peshkopia

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, në zonat e thella të Dibrës.

Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve. Më shqetësues është fakti se qarkullimi normal në zonët e thella është vështirësuar pas reshjeve të dëborës.

Gjithashtu në fshatrat Ostren dhe Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.

Për nesër meterologët kanë parashikuar shtimin e reshjeve dhe ngrica në zonat malore të vendit, por edhe në pjesën juglindore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews