Ballina Aktualitet Lajme Zendeli: Nëse shkohet në zgjedhje duhet të modifikohet modeli zgjedhor (VIDEO)

Zendeli: Nëse shkohet në zgjedhje duhet të modifikohet modeli zgjedhor (VIDEO)

Vazhdon përshtjellimi i debatit për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet. Përderi sa nuk ka akoma një vendim të prerë nga shumica e partive të tjera, e prerë duket të jetë vetëm VMRO-DPMNE-ja e cila e para kërkoi zgjedhje. Kryeminsitri Zaev deklaroi se qëndrimi i tij personal është se zgjedhje nuk duhet të ketë.

Nga Lëvizja Besa thonë se parimisht janë për zgjedhje por se paraprakisht do të duhet të rregullohen disa çështje rreth sistemit zgjedhor dhe mënyrës së votimit.

“Si parti opozitare gjithmonë jemi pro zgjedhjeve, Besa është e përgatitur të marrë pjesë në zgjedhjet e mundshme presidenciale sepse çështja e afateve është diskutabile. Duhet që gjithë këtë zhurmë që krijohet rreth zgjedhjeve ta marrim me njëfarë rezerve, me gjithë ato kalkulime të cilat partitë zakonisht i bëjnë në situata të tilla. Kuptohet që nëse shkohet në zgjedhje do të duhet të merret parasysh edhe përgatitja e zgjedhjeve. Njësia e gjashtë zgjedhore gjithmonë del jashtë pragut prej minus pesë për qind, po ashtu duhet të mendohet edhe për model zgjedhor”- tha Fadil Zendeli deputeti i Lëvizjes Besa.

@tn.lajmelokale
@tetovanews