Ballina Aktualitet Lajme Zgjedhjet e dyfishta: LSDM-ja sot e thotë fjalën e vet

Zgjedhjet e dyfishta: LSDM-ja sot e thotë fjalën e vet

Këshilli Qendror i LSDM-së, sonte në seancë duhet që të vendosë për fillimin e procedurës për nominimin e kandidatëve presidencialë dhe për mundësinë që së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencë javën e kaluar në Qeveri deklaroi se debati për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale së bashku me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është i hapur, dhe se sot do të mbahet seancë e Këshillit Qendror të LSDM-së ku mund të sillet vendim, ndërsa ekziston mundësia vendim të sillet edhe pas disa ditëve.

Ai theksoi se është e sigurt se do të fillojnë procedurat për nominimin e kandidatëve për president të shtetit dhe kandidatëve për kryetar komune të Noso Sellës, Ohrit dhe Dibrës ku së bashku me presidencialet do të mbahen edhe zgjedhje për kryetarë komunash.

Ministri i Punëve të Brensshme dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski konfirmoi se sonte është caktuar Këshilli Qendror i partisë në të cilin do të hapet procedura lidhur me kandidaturat, që në pajtim me statusin e partisë, do të zhvillohet nga niveli më i ulët ndërsa në fund do të vendosë Kongresi i partisë lidhur me konfirmimin e kandidatëve.

Lidhur me afatin kur LSDM-ja do t mbajë Kongresin, Spasovski tha se kjo do të vendoset në seancën e Këshillit Qendror dhe Ekzekutiv të partisë.

“Nuk do të doja që të spekuloj me data, por do ta dimë saktë, me afate se kur dhe cilat veprimtari do të zbatohen dhe kur do t’i dimë emrat e kandidatëve të LSDM-së. Më e rëndësishme është që të respektohet e tërë procedura, të shikojmë edhe sondazhet e opinionit publik. Kryetari ynë tashmë paralajmëroi se ka disa kandidatë. Besoj se do të bëjmë përzgjedhjen më të mirë”, tha Spasovski duke shprehur bindej se presidenti i RM-së në mandatin e ardhshëm do të jetë nga radhët e Koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja.

@tn.lajmelokale
@tetovanews