Ballina Aktualitet Shqipëri Konfirmohet viktima e katërt nga gripi, humb jetën një 75-vjeçare në Tiranë

Konfirmohet viktima e katërt nga gripi, humb jetën një 75-vjeçare në Tiranë

Shënohet viktima e katërt nga gripi në Tiranë. Një 75-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mjekët e këtij spitali kanë konfirmuar se shkak i vdekjes ka qënë situata gripale e saj.

Mjekët theksojnë se vdekja ka ardhur nga virusi AH1N1. E moshuara vuante edhe nga sëmundje të tjera, duke e rënduar më shumë gjendjen shëndetësore.

Më herët 3 persona të tjerë kanë humbur jetën në vend për shkak të gripit. Situata ka bërë që ISHP dhe institucionet e tejra shëndetësore të vendosen në alarm.

Mbrëmjen e djeshme, në Sanatorium humbi jetën edhe një 37-vjeçar nga Elbasani, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Ai ishte shtruar në spital prej një javë me pneunomi në 2 mushkëritë.

Një ditë më parë, mjekja Silva Bino apeloi që: “Njerëzit të vaksinohen. 50 mijë doza janë prokuruar dhe 50 mijë doza kanë ardhur si ndihmë nga një agjenci amerikane. Fruthi dhe gripi janë dy sëmundje që transmetohen nga rrugët respiratore. Personat që kanë vdekur janë të pa vaksinuar. Kemi patur raste edhe tek fëmijët, por pa pasoja”, tha më herët, shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino.

@tn.lajmelokale
@tetovanews