Ballina Argëtim Kuriozitete Planeti hyn në 10 vitet më të nxehta që nga regjistrimi i...

Planeti hyn në 10 vitet më të nxehta që nga regjistrimi i të dhënave

Bota është në mes të asaj që ka të ngjarë të jenë 10 vitet më të nxehta që nga mbajtja e të dhënave, e cila nisi në vitin1850, njoftoi Zyra Meteorologjike.

Është parashikuar që temperaturat për secilin nga pesë vitet e ardhshme do të jenë më të larta, dhe ndoshta edhe më të larta në krahasim me nivelet para-industriale.

Ka gjithashtu një shans të vogël që temperatura globale të kalojë përkohësisht mbi 1.5 gradë në vit në pesë vitet e ardhshme, njoftoi BBC.

Kjo konsiderohet si një prag kritik për ndryshimet klimatike.

Nëse të dhënat dalin me këtë parashikim, atëherë dekada 2014-2013 do të jetë më e nxehta në më shumë se 150 vjet, që nga mbajtja e shënimeve.

Zyra zyre meteorologjike raporton se viti 2015 ishte viti i parë në të cilin temperatura mesatare vjetore globale arriti një nivel mbi nivelin paraindustrial.

Çdo vit që atëherë, mesatarja globale është afër ose mbi një nivel. Tani, Zyra e Meteorologjisë raporton se ky trend ka gjasa të vazhdojë ose të rritet gjatë pesë viteve të ardhshme.

Artikulli paraprakNjë nga pesë fëmijë në botë jeton në varfëri të skajshme
Artikulli tjetërKonfirmohet viktima e katërt nga gripi, humb jetën një 75-vjeçare në Tiranë