Ballina Top Lajm Lazim Destani sjell një video emocionuese të vitit 1992 (VIDEO)

Lazim Destani sjell një video emocionuese të vitit 1992 (VIDEO)

Të dashur miq, kësaj radhe, i nxitur nga nostalgjia për të parë diçka më të veçantë nga e kaluara, pra nga një distancë kohore e largët po jua sjell video-materialin më poshtë që e nxora nga arkivi im.

Fjala është për koncertin mbarëkombëtar “FESTARB ‘92” mbajtur në vitin 1992, në sallën universale në Shkup. Ishte kjo hera e parë që në këtë qytet mbahej një ngjarje kulturore kaq madhështore gjithëkombëtare.

Atë mbrëmje vere të nëntëdhjetëedyshit, me iniciativën e një grupi intelektualësh të anëve tona dhe nën financimin e kompanisë sime “Sharr Turist”, i sollëm nga të gjitha trojet tona këngëtarët tanë eminentë për ta dëgjuar këngën e bukur shqipe të jehojë në qytetin e Shkupit.

Kjo shfaqje do të mbahet mend edhe për faktin se kjo sallë e madhe në qytetin e Shkupit u mbush përplot me adhurues të këngës sonë popullore e me elitën shqiptare të ardhur nga të gjitha trojet tona.

Besoj kjo video do t’u sjellë emocione të veçanta gjeneratave që i kanë përjetuar rrethanat e asaj kohe në Maqedoni kur nga e kaluara moniste akoma ishin në fuqi struktura të pushtetit të cilët gjuhën dhe kulturën shqipe e kishin halë në sy! Ndërsa gjeneratave të reja mbase u jep mundësinë të shikojnë si dukej një koncert në atë kohë, pra me pajisje teknologjike të pakrahasueshme me këto të sotmet, por edhe se si janë dukur atëherë disa nga këngëtarët që i njohin sot.

@tn.lajmelokale
@tetovanews