Ballina Lajme Pastori Akil Pano flet në Provokacija për besimin (VIDEO)

Pastori Akil Pano flet në Provokacija për besimin (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pastori Akil Pano ka qenë i ftuari radhës në emisionin e Provokacijas nga Mustafa Nano. Ai theksoi se në vendin tonë 200 kisha protestante të ndërtuara pas viteve ’90, të cilat e vënë theksin te praktika besimit dhe jo te kulti sikurse është tradita e kishave të tjera.

“Janë 200 kisha protestante në Shqipëri. E vë theksin te praktika e besimit dhe jo te tradita e kultit. Kur flasim për 200 kisha që janë regjistruar pas viteve ’90”.

Pastori ka folur për qëllimin e jetës që është përjetësia, si edhe ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të kishës, mesazhet që përcjell, ndërsa ka folur edhe për ateizmin.

“Zoti flet përmes një libri, një mendimi, kur Zoti krijoi universin dhe njeriun e bëri të përsosur dhe nuk vendosi vdekjen, madje vendosi përjetësinë në zemrat e tyre. Vetëm përmes një vendimi që keqpërdori vullnetin e lirë. Në çdo ditë e keqpërdorim këtë vullnet të lirë. Momenti i parë kur u keqpërdor është momentit i mëkatit fillestar, natyra jonë u korruptua në thelb. Duhet një ndryshim në qënie, në thelb”. /abcnews.al