Ballina Aktualitet Shqipëri Baba Mondi thirrje politikës: Dialogoni për të gjetur zgjidhje

Baba Mondi thirrje politikës: Dialogoni për të gjetur zgjidhje

Në prag të festës së Sulltan Nevruzit, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka organizuar konferencën ndërkombëtare për Bektashizmin në Ballkan, për historinë e djeshme dhe sfidat e të tashmes. Haxhi dede Edmond Brahimaj u shpreh se Shqipëria është një vend me shumë probleme, teksa i bëri thirrje politikës për të dialoguar në mënyrë që të gjendet zgjidhja.

Haxhi dede Edmond Brahimaj: Të ulen, të dëgjojnë njëri-tjetrin, të pranojnë fjalë të mira. Të mendohen dhe pastaj të dalin të flasin. Unë gjykoj se nëse nuk udhëhiqet nga dashuria për kombin, asnjë politikë nuk është e mjaftueshme, sado të bukur të jenë deklaratat, sepse realiteti që po kalojmë është i trishtë dhe i vështirë.

I pranishëm ishte edhe zëvëndëskryetari i Komuniteit Mysliman, i cili e vuri theksin te bashkëjetesa fetare në vend.

“Prej institucioneve që kanë dhënë kontributin e tyre në vlerat e paçmuar të bashkëjetesës, të harmonisë dhe solidaritetit dhe të paqes në vendin tonë”

Me studiues dhe teolog të ftuar nga shumë vende të botës, Haxhi dede Edmond Brahimaj deklaroi se bektashizmi ka pasur një sërë ndikimesh pozitive në historinë e vendit tonë. Ai tha se zgjerimi i territoreve shpirtërore prej fesë bektashiane ka nisur prej kohësh, teksa kujtoi kontributin që ka patur bektashizmi në përmirësimin e gjuhës shqipe si dhe në identifikimin e frymës së lëvizjes nacionaliste

@tn.lajmelokale
@tetovanews