Ballina Aktualitet Reportazhe Liqeni merr ngjyrën rozë, tërheq mijëra admirues (FOTO)

Liqeni merr ngjyrën rozë, tërheq mijëra admirues (FOTO)

Një liqen në një park të Melburnit ka marrë në mënyrë natyrale ngjyrë blu, duke tërhequr me mijëra admirues dhe kuriozë të paduruar për të shkrepur një selfie rozë.

Liqeni në parkun Uestgate është artificial dhe javët e fundit ndryshoi ngjyrë papritur, duke u bërë rozë. E ky ngjyrim, sipas zyrtarëve, duket se ka ardhur nga shumë rreze dielli, reshje të pakta dhe temperaturat e ngrohta.

Në kushte të tilla, algat e liqenit kanë prodhuar një pigment të kuq, të quajtur beta karoten, që edhe i ka dhënë liqenit ngjyrën e shumë-pëlqyer. Rezultati ka bërë që turistët t’i vërsulen liqenit, disa edhe të veshur në mënyrë të koordinuar për fotot e tyre në sfondin rozë.

Sidoqoftë autoritetet i kanë kërkuar vizitorëve të mos afrohen shumë pasi niveli i lartë i kripës në liqen mund të irritojë lëkurat e ndjeshme. Në mediat sociale, njerëzit po ashtu kanë paralajmëruar të tjerët edhe për një aromë aspak të këndshme në liqen, të ngjashme me atë të vezëve të prishura.

Ngjyra rozë e liqenit, normalisht zgjat deri në vjeshtën e vonë, kur temperaturat më të freskëta e kthejnë atë në ngjyrë blu. Fenomeni sidoqoftë nuk është i izoluar. Ai mund të shihet edhe në liqene të tjera ngjyrë rozë në Australi, Spanjë, Kanada dhe Senegal.

@tn.lajmelokale
@tetovanews