Ballina Shëndeti Lushnjari do të kthehet në femër: Jam në stres, më duhen hormone!

Lushnjari do të kthehet në femër: Jam në stres, më duhen hormone!

Të ndryshosh gjininë është ende një tabu në Shqipëri dhe jo gjithkush mund ta thotë publikisht diçka të tillë. Por, krejt e kundërta është për Tomorr Brahushin, një 44-vjeçar nga Lushnja, i cili i bën apel shtetit dhe donatorëve të ndryshëm, ta ndihmojnë në mënyrë që t’i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë.

Tomorr Brahushi, është 44-vjeç. Një çift, e birësoi në Shtëpinë e Fëmijës së Vlorës vite më parë. Por ata tashmë janë ndarë nga jeta, dhe Brahushi jeton i vetëm në kushte të mjera në një ndërtesë në Lushnje. Prej vitit 2007 jeton në terr pasi nuk ka lekë të paguajë energjinë elektrike. Thotë se jeton duke kërkuar lëmoshë, ndërsa fqinjët i janë gjendur gjithmonë pranë duke i dhënë për të ngrënë.

Por mbi të gjitha këto, qëndron një dëshirë e tij të cilën pavarësisht paragjykimeve, zgjedh ta thotë publikisht: Dëshiron të jetojë si grua dhe të bëjë ndërhyrje kirurgjikale për të ndërruar gjini. Frika e tij është që njerëzit ta vënë në lojë dhe ta përbuzin, por kjo nuk e ka penguar të thotë hapur, se do të donte të jetonte si grua.

Të qenit mashkull, thotë se i shkakton stres. Shprehet se ka të nevojshme të marrë hormone femërore.

I ndodhur në pamundësi financiare, Brahushi i bën apel shtetit, dhe cilitdo personi që mund të kthejë sytë nga ai, ta ndihmojnë me fonde për të ndryshuar gjininë. Operacione të tilla kirurgjikale janë mjaft të kushtueshme.

Vetë, Tomi, siç e njohin në Lushnje, kërkon të jetojë në mënyrën që ai dëshiron: Si grua!

/Shqiptarja.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews