Ballina Kronika U zhvati 2 milionë euro biznesmenëve, dënohet me 10 vite heqje lirie...

U zhvati 2 milionë euro biznesmenëve, dënohet me 10 vite heqje lirie stomatologia

Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me 15 vjet heqje lirie për stomatologen Olesia Duka. Ajo akuzohet se ka mashtruar 12 biznesmenë me shuma të mëdha parash. Duke qenë se Olesia Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën dhe në përfundim për të është vendosur dënimi me dhjetë vjet burg.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38-vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua një ditë më parë, por rreth 2 milionë euro. Në shkurt të këtij viti asaj iu vendosën në sekuestro preventive katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë./Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews