Ballina Argëtim “Muzikë, duart lart të gjitha” Rama bëhet “deejay”, nxit gratë të kërcejnë...

“Muzikë, duart lart të gjitha” Rama bëhet “deejay”, nxit gratë të kërcejnë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Fier në një aktivitet me gratë e këtij qarku, me rastin e 8 marsit. Në përfundim të fjalës së tij, ku ka vlerësuar rolin e gruas në shoqëri, kryeministri i ka ftuar që të kërcejnë në qendër të skenës. Ai ka marrë rolin e deejay-t duke nxitur gratë pjesëmarrëse që të vallëzojnë.

“Tani të gjitha gratë të vijnë këtu në qendër. Jo foto me mua, vallëzim. Ore vini muzikë, ka apo nuk ka muzikë?! Kujdes mos më shqyeni. Vallëzim, duart lart, jo foto vetëm vallëzim. Duart lart, lart, lart. Vallëzim, ashtu bravo! Kërceni!”, ka përsëritur disa herë Rama.

@tn.lajmelokale
@tetovanews