Ballina Showbiz Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku publikuan projektin kushtuar Fadil Vokrrit (Video)

Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku publikuan projektin kushtuar Fadil Vokrrit (Video)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Këngëtarët u bënë bashkë për t’i kënduar legjendës së futbollit shqiptar Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku sapo publikuan projektin e përbashkët “Vokrri në zemrat tona”, shkruan rtv21.tv Ky projekt i është kushtuar ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe legjendës kosovare, Fadil Vokrrit. Tekstin e këngës “Vokrri në zemrat tona” e ka shkruar Milaim Islami, për muzikën është përkujdesur Rrahman Kryeziu, ndërkaq videoklipi është realizuar nga Max Production.

Vlen të ceket se një pjesë e klipit është xhiruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Legjenda e Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018, në moshën 57 vjeçare. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar”, i cili kishte një karrierë mjaft të bujshme. Fadil Vokrri ka qenë president i Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK-së për tri mandate me radhë./21Media

VIDEO