Ballina Kronika Aksident trafiku në Tetovë, disa të lënduar rëndë (FOTO)

Aksident trafiku në Tetovë, disa të lënduar rëndë (FOTO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Në hyrje të Tetovës, te rrethrоtullimi i parë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy makina.

Sipas informatave të Alsat, ka edhe persona mjaftë të lënduar të cilët janë dërguar për në spital.

I menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët me 3 automjete janë shfaqur në vendin e ngjarjes për të asistuar në nxjerrjen e të lënduarve nga makinat. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe policia për të kryer inspektimet se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe për të mësuar shkaqet.