Ballina Kronika Skema/ Si vepruan grabitësit, fotoja e gruas që bëri lëvizjen e parave

Skema/ Si vepruan grabitësit, fotoja e gruas që bëri lëvizjen e parave

Me dëshminë e dhënë nga Alkond Bengasi, hetuesit kanë të plotë skemën si është vepruar për grabitjen e 9 prillit në Rinas. Alkond Bengasi jo vetëm ka treguar emrat e pjesëmarrësve por dhe mënyrën se si grupi u përgatit për më shumë se dy muaj për të realizuar grabitjen.

Alkond Bengasi

Me një plan të mirë-ndërtuar, grupi i drejtuar nga Admir Murataj bëri përgatitje për heqjen e bllokut të betonit, mënyrën se si duhet të vepronin në pistë si dhe rrugët për t’u larguar me shpejtësi.

 

Nga tetë persona të identifikuar, pesë prej tyre janë arrestuar, një është vrarë, Admir Murataj, ndërsa dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë shpallur në kërkim.
Admir Murataj, i veshur me këmishë të bardhë është nga më aktivët e grupit. Klement Çala, i dyshuari si krahu i djathtë i Admirit, e ka shoqëruar në çdo moment atë para, gjate dhe pas grabitjes, deri sa Murataj mbeti i vrarë.

 

Rol aktiv në grabitje dyshohet se ka pasur edhe vëllai i Klementit, Eldi Çala, ndërsa të dy vëllezërit, që dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit të futur brenda aeroportit, janë shpallur në kërkim.
Alkond Bengasi, i afërm i Klement Çalës, rezulton të ketë modifikuar furgonin me logon “Hetimi Tatimor” në servisin e vëllezërve Çala në Elbasan.

 

Edhe dy të arrestuarit e tjerë, Oltion Veseli dhe Elton Pikli, dyshohet se kanë pasur rol aktiv gjatë grabitjes. Veseli sipas hetuesve është personi në foton e publikuar që mban në duar automatikun si të ishte një komando. Ai ka një përgatitje të lartë fizike, ndërsa ka marrë pjesë dhe në luftime në Afganistan me talebanët.

 

Renaldo Sula dhe Saimir Çela, dyshohen se kanë pasur rol mbështetës për të larguar grupin pas grabitjes. 31-vjeçarja E.Bici ka dyshime se ka djegur një nga automjetet, që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve. Ajo dyshohet se është personi që ka bërë edhe lëvizjen e parave nga makina më të cilën u larguan grabitësit për në një vend tjetër.

 

Pak informacione ka për dy shtetasit nga Kosova, njërin që e thërrisnin “Daja” ndërsa tjetrin “Tani”. Dyshohet se edhe ata kanë pasur rol aktiv në këtë grabitje./ Opinion.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews