Ballina Lajme 70-vjeçari lë Holandën për Shqipërinë, mëson shqip: Ndryshova mendim për vendin tuaj...

70-vjeçari lë Holandën për Shqipërinë, mëson shqip: Ndryshova mendim për vendin tuaj kur erdha të jetoj këtu, ndihem i lirë dhe i sigurt

“Gjuha shqipe është shumë e vështirë dhe shumë e koklavitur”. Për të mbajtur trurin në punë, siç thotë 70 vjeçari, sfida e radhës për të ishte mësimi i shqipes.

Prej një viti e gjysmë, zoti Ernst është shpërngulur nga Holanda për të jetuar në vendin tonë, pasi bashkëshortja e tij erdhi këtu me punën. Kur u tregonte miqve holandezë se do të banonte në Shqipëri, fytyrat e tyre shtrëmboheshin, pasi e konsiderojnë territorin shqiptar të rrezikshëm.

“Nuk është se Holanda nuk e pëlqen Shqipërinë, por nuk e njeh atë. Imazhi që kanë krijuar për vendin tuaj nuk është i mirë dhe të jem i sinqertë njësoj mendoja dhe unë para se të vija të jetoja këtu. Por menjëherë ndryshova mendim. Pavarësisht se politika është problem i madh këtu, ju keni një vend fantastik, natyrë shumë të bukur dhe njerëz shumë të dashur e të shoqërueshëm”, tha ia.

Zoti Ernst, kur kthehet në vendlindjen e tij, tregon përshtypjet më pozitive për Shqipërinë pasi sheh shpresë tek të rinjtë. Propozimin e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, ai e shikon të gabuar dhe i fton ta vizitojnë vendin tonë.

“Ndihem shumë i lirë teksa eci këtu dhe madje kam dëgjuar një grua gjermane kur tha se ndihet më e sigurt në Tiranë se në Amsterdam. Ndaj, duhet të vini ta shikoni nga afër Shqipërinë dhe pastaj ta gjykoni”, vijon zoti Ernst Roessingh.

Tetova News në YouTube:

Traditat që ruhen, toleranca fetare por sidomos ushqimi ka bërë për vete holandezin, që nuk flet për krimin shqiptar në kombin e tij.

“Përpiqem të gatuaj ndonjëherë vetë darkën në shtëpi, por ju keni restorante shumë të mira me ushqim tipik shqiptar, që nuk i konkurroj dot”, përfundon holandezi.