Ballina Diaspora ‘Festivali i Popujve’, shqiptarët në Itali: Promovojmë kulturën!

‘Festivali i Popujve’, shqiptarët në Itali: Promovojmë kulturën!

Komuniteti shqiptar, i cili jeton në Itali do të marrë pjesë në “Festa dei Popoli” (Festivali i popujve) që do të mbahet gjatë datave 18-19 maj 2019 në Bresica të Italisë.

Në faqen e Qendrës së Migrantëve të Bresicës janë publikuar disa ftesa speciale në formën e videove, ku pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme në Itali i ftojnë qytetarët të marrin pjesë në festën e tyre.

Në të gjithë vazhdën e thirrjeve është publikuar edhe një video e vajzave arbëreshe, të cilat iu drejtohen shqiptarëve që të jenë pjesë e festivalit ku ata marrin pjesë. Ata pohojnë se do të jenë në festival për të prezantuar traditat, vlerat dhe doket e shqiptarëve.

“Shqiptarë që më dëgjoni kudo që ndodheni, doja t’ ju ftoja të gjithëve më 19 maj në Brescia, në Festën e Popujve, ku do të jemi prezentë edhe ne, që të prezentojmë vendin tonë, traditat tona, kërcimet tona me këto kostume, ju ftoj të gjithëve, të jeni sa më shumë pjesëmarrës, për t’iu treguar të gjithëve që ne jemi një vend e një popull me shumë kulturë dhe me shumë tradita”, shprehet Adelina.

@tn.lajmelokale
@tetovanews