Ballina Kronika Itali, ndalohet ‘Doktor K’, 27-vjeçari shqiptar i specializuar në vjedhjen e shtëpive...

Itali, ndalohet ‘Doktor K’, 27-vjeçari shqiptar i specializuar në vjedhjen e shtëpive të luksit

Policia italiane ka arr*estuar 27-vjeçarin me origjinë shqiptare Klodian Nikolli , të ashtuquajtur Doktor K, i specializuar për vjedhje në shtëpitë luksoze.

Sipas policisë, Nikolli god*iste kryesisht shtëpitë luksoze të veriut të Italisë ku grab*iste zakonisht ora luksi, piktura antike apo bizhuteri me diamante, shkruan Corriere della Sera.

Të gjitha objektet janë vjedhur në shtëpitë e Milanos, ku ai arrinte të hynte me mjeshtërinë e një hajduti dhe në sajë të pamjes së pafajshme: flokët të rregullt, fytyrë e pastër, xhaketë dhe kravatë dhe elokuenca e mirësjellja me të cilën paraqitej.

Kjo nuk është hera e parë kur “Doktor K” ka rënë në pran*gat e policisë italiane. I aku*zuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, Nikolli u deportua njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas ishte rikthyer sërish në Itali.

Në shtëpinë e tij iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme.

Artikulli paraprakIku në mënyrë të pabesueshme në Vlorë, por bie në “grackë” në Greqi
Artikulli tjetërModelja tregon asetet (FOTO)