Ballina Aktualitet Lajme Rrihet rëndë një shofer shqiptar në lagjen e Shkupit të banuar me...

Rrihet rëndë një shofer shqiptar në lagjen e Shkupit të banuar me maqedonas

Një shofer i autobusit të Ndërmarrjes së Trafikut Publik është  rr a h u r  dje në lagjen Aerodrom në Shkup.
Shoferi është shtruar në Qendrën Emergjente dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Arsyeja e fillimit të incidentit nuk është bërë e qartë deri tash. Mësohet se ai i është i përkatësisë etnike shqiptare, shkruan top-new.

Ndërkohë, policia ka konfirmuar rastin, por pa përmendur perkatesine etnike të shoferit në fjalë.

 

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Dje (27 gusht), në ora 18 e 50 minuta, në stacionin policor Gostivar, është arr^estuar 35 vjeçari K.F. nga Gostivari, për shkak se ka kryer vepër pe^nale ,,Vjedhje e rëndë,, dhe gjatë kontrollit të kryer, tek ai janë gjetur mjetet të cilat rrjedhin nga kjo vepër pe^nale.
Pas dokumentimit të rastit, do të pasoj edhe parashtresa adekuate.

Dje (27 gusht), rreth orës 14 e 30 minuta, në Stacionin policor Gostivar, është denoncuar se në një hangar për bagëti dhe hapësirat ndihmëse të hangarit ka shpë^rthyer zjarr, ku është djegur bar për bagëti dhe mjete të ndryshme pune.
Nga ana e ekipit të zjarrëfikësve të Gostivariti zjarri është lokalizuar në tërësi.

Dje (27 gusht), rreth orës 17 e 40 minuta, ësht arr^estuar 33-vjeçari B.B. nga Gostivari, për shkak se nuk e ka respektuar vendimin gjy^qësor nga Gjy^kata Themelore e Gostivarit, për vuajtje të masës së para^burgimit shtëpiak dhe gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur mar^ijuanë.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Mbrëmë (27-gusht) rreth orës 01 e 50 minuta, në parkingun që gjendet në afërsi të pompës së
benzinës në fsatin Zherovjan, pjestarë të policisë nga Njësia policore Kamnjan, kanë arr^estuar 22 vjeçarin B.E. nga fshati Çegran, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur mar^ijuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

Dje (27 gusht), rreth orës 14.00, në Stacionin policor Tetovë, 64-vjeçari C.A. nga fshati Pirok, i
punësuar në Ndërmarjen komunale publike ,,Ujsjellësi,, Tetovë, ka den^oncuar se, deri sa ka qenë në vendin e punës, ka qenë i sul^muar nga personi N.I. nga Tetova.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Dje (27 gusht), rreth orës 12 e 40 minuta, në Stacionin policor Tetovë, 29-vjeçari B.N. nga Tetova ka deno^ncuar se ka qenë i sul^muar me mjet prej druri, nga i punësuari në një objekt hotlerik në qendrën tregtare, që gjendet në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato,, në Tetovë.
Lidhur me këtë rast në ora 15.00, në Stacionin policor Tetovë, vetë është paraqitur 24-vjeçari S.B. nga fshati Brodec i Tetovës.
Punohet në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Zyra e jashtme për punë
kri^minalistike Gostivar, mbrëmë (26 gusht) rreth orës 22.00, në afërsi të ish fabrikës së qelqit ,,Stakllara,, në Gostivar kanë privuar nga liria 22- vjeçarin V.S. nga Gostivari, 44-vjeçarin J.B. dhe 31- vjeçarin M.N., të dy nga fshati Zdunjë e Gostivarit.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tek personi V.S. është gjetur mar^ijuanë.

Dje (26 gusht) rreth orës 20.00, 45-vjeçarja nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 19.00 në rrugën ,,Goce Delçev,, në Gostivar, ka qenë e suëmuar fizi^kisht nga 38-vjeçari A.A. nga Gostivari me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. I denoncuari A.A. menjëherë është arr^estuar në Stacionin policor Gostivar dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në fshatin Dobërdoll, dje (26 gusht) rreth orës 14.00, deri tani veturë e panjohur ka aksidentuar këmbësorin 73- vjeçar E.B. nga Dobërdolli dhe menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Këmbësori i lënduar, menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar për dhënjen e ndihmës mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes nga ekipi i Stacionit policor Gostivar, dhe punohet në gjetjen e veturës-pjesmarëse në këtë aksident trafiku.

Dje (26 gusht) në ora 15.00, në Stacionin policor Gostivar, është denoncuar se duke punuar në një objekt në rrugën ,, Nikolla Parapunov,, në Gostivar,
53-vjeçari I.B. nga fshati Vërbjan i Rekës së Poshtme, është rrëzuar nga skelet metalike dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I njëjti është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, për ofrim të ndihmës mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe merren masat për zbardhjen e rastit.


Në kontrollet dhe aktivitetet e përforcuara të ditës së djeshme (26 gusht) në Tetovë, janë zbuluar dhe në baza ligjore janë sanksionuar 12 persona të cilët kanë drejtuar veturat e tyre pa poseduar patentë shoferi, 8 vozitës që i kanë parkuar veturat e tyre gabim apo në mënyrë jo të rregullt, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar dhe 2 vozitës fillestarë të cilët nuk u janë përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore.
Këto dhe shkelje tjera të cilat janë konstatuar, janë rumbullaksuar me 23 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 15 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje.

@tn.lajmelokale
@tetovanews