Ballina Shëndeti Studimi që parashikon v d e k j e n ...

Studimi që parashikon v d e k j e n me saktësi të frikshme

Një analizë  gj a k u  mund të parashikojë nëse do të  v d i s n i  brenda 10 viteve të ardhshme, dhe shifra e  f r i k sh m e e saktësisë është 83%.

Një ekip shkencëtarësh në Holandë zbuluan se duke u bërë matje 14 substancave metabolike në gjak, ata mund të parashikojnë nëse një person mund të  v d e s ë  apo jo në 10 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët morën të dhëna nga 44.168 persona, nga mosha 18 deri në 109 vjeç. Ata klasifikuan vdekjet e tyre dhe matjet e 226 substancave të ndryshme në gjak, për 17 vite.

Nga këta 44.168 persona, 5512  v d i q ë n  brenda këtyre 17 viteve. Dhe nga 226 substancat në  gj a k, 14 prej tyre mund të parashikojnë nëse personi do të  v d e s ë  në 5 deri 10 vitet e ardhshme me një saktësi prej 83%.

Një pjesë e mirë e këtyre substancave nuk janë aspak për t’u habitur, pasi janë tregues të sëmundjeve të zemrës, kancerit e diabetit. Të tjera janë po ashtu treguesit e kolesterolit të keq, acidet, albumina e të dhëna të tjera që lidhen me sëmundjet e mëlçisë. Por disa substanca janë risi, si acetoacetatet, të cilat s’ishin lidhur deri më sot me sëmundjet vdekjeprurëse.

Tetova News në YouTube:

Të dhënat janë shumë të rëndësishme për të manovruar kujdesin që duhet të ketë një pacient, e për të vendosur nëse ia vlen apo jo të bëhet një operim i rëndë.

Gjithsesi, të dhënat janë marrë vetëm nga banorë të Europës, dhe nuk është e thënë që mund të vlejnë edhe për racat e tjera.