Ballina Top Lajm Bebe Rexha vjen për të dhuruar 100 mijë dollarë

Bebe Rexha vjen për të dhuruar 100 mijë dollarë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Bebe Rexha po vjen në Shqipëri më 2 dhjetori për të sjellë paratë e grumbulluara nga fondi që ajo ka hapur.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e prekur nga gjendja pas tërmeteve në Shqipëri, ka treguar se ajo personalisht do të vijë të vizitojë e të ndihmojë njerëzit që janë priekur.

Bebe gjithashtu ka shfrytëzuar ndikimin e saj për të mbledhur sa më shumë para nga shqiptarët dhe fansat e saj në mbarë botën, në mënyrë që të sjellë para të mjaftueshme për të ndihmuar disa familje të rindërtojnë jetët e tyre.

E sot me anë të një videoje Bebe ka zbuluar se ajo do të jetë në Shqipëri më datën 2 dhjetor, ndërsa nga fondi i saj i hapur në GoFundMe, deri tani janë mbledhur gati 50 mijë dollarë dhe qëllimi është që deri më 2 dhjetor të mblidhen 100 mijë.