Ballina Aktualitet Shqipëri LIVE/Tërmeti, Rama shkon të verifikojë dëmet në Kombinat përplaset me banorët (VIDEO)

LIVE/Tërmeti, Rama shkon të verifikojë dëmet në Kombinat përplaset me banorët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën e Kombinatit dhe po përballet me banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët të shqetësuar ndihen të pasigurtë me atë cfarë do të ndodhë dhe debatuan me kryeministrin

Banorët kërkojnë që të bëhet verifikimi I pallateve dhe kryeministri thotë se do kohë pasi janë shumë ndërtesa.

Ato ankohen se nuk kanë ku të flenë, ndërkohë që kryeministri thotë se janë qendrat sociale të hapura për të pritur banorët.

https://youtu.be/IKDjd3WwfSs

Edi Rama: “Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.

Banorja: Viktimat e radhë si bie të jemi ne?!

Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall.. Pse do jesh viktima të radhës?

Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.

Banorët: Duam ekspertë për të vlerësuar

Edi Rama: Do më lini ta mbroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë . Shkoni në ëendrën sociale, mos rrini tek makina se do ju

Në total në zonën e Kombinatit janë 8 pallate të dëmtuara, diku tek 275 familje.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.

https://youtu.be/7mpdtzAW-QE

https://youtu.be/XJjHIfXWPhs

https://youtu.be/XJjHIfXWPhs

@tn.lajmelokale
@tetovanews