Ballina Aktualitet Shqipëri “Binjakët u gjetën në krahët e nënës”, Durrësi në zi për tragjedinë...

“Binjakët u gjetën në krahët e nënës”, Durrësi në zi për tragjedinë në familjen Lala (VIDEO)

Familja Lala, e cila jetonte në banesën e tyre në zonën e ish-Kënetës në Durrës ka humbur 8 anëtarë të familjes, duke qenë familja më e prekur nga tërmeti tragjik i natës së 26 nëntorit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se familja Lala ka humbur shumë. Me dhimbjen e kësaj familje janë bashkuar familjarë e miq, por edhe qytetarë të Durrësit, pasi gjithë qyteti është goditur e është në zi.

Mes tjerash, edhe personalitete të politikës shqiptare, i kanë dhënë lamtumirën dy binjakëve, por edhe Amelias e Emilios. Po iu jepet lamtumira gjyshes dhe nënës së kësaj familje. Ata janë gjetur nën rrënoja duke mbrojtur fëmijët, por nuk kanë dalë gjallë prej andej.

Po i jepet lamtumirë edhe Griseldës, një studente e Universitetit të Durrësit. Po i jepet lamtumira e fundit edhe Ilirit, xhaxhait të fëmijëve.

Familja Lala jetonte në zonën e ish-Kënetës. I mbijetuari i vetëm është Ramë Lala. Ai u nis mbrëmjen e kaluar për në Bolonja.

https://youtu.be/7mpdtzAW-QE

@tn.lajmelokale
@tetovanews