Ballina Top Lajm Tetovë/ Nxënësit të ulur në gjunjë shpalosin flamurin kuqezi (Video)

Tetovë/ Nxënësit të ulur në gjunjë shpalosin flamurin kuqezi (Video)

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë nga tërmeti që goditi vendin tonë.

“Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri! Na bashkoi të gjithë shqiptarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë. Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme të Medicinës bashkëndjejmë dhimbjen me ty!” thanë nxënësit.

https://youtu.be/SoEwkSuv1EE

@tn.lajmelokale
@tetovanews