Ballina Showbiz Arilena Ara heq nga Instagrami Alketa Vejsiun, reagon moderatorja

Arilena Ara heq nga Instagrami Alketa Vejsiun, reagon moderatorja

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Deklarata e Alketa Vejsiut, nën postin e moderatores së Festivalit të RTSH-së, ku i kërkonte ndjesë publike Elvanës se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit publikut ka inatosur Arilena Arën.

Arilena ishte fituese e festivalit të 58 dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, në 2020.

Pas asaj deklarate Arilena e hoqi nga ndjekësit e saj në Instagram Alketa Vejsiun dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.

Në Instagram-in e Alketës është vënë re se ajo nuk ndjek më Arilenën.

Tani ato nuk ndjekin më njëra-tjetrën dhe një gjë është e sigurtë “Lufta e ftohtë” sapo ka nisur, por edhe se çfarë do të ndodhë më pas me siguri do e marrim vesh.

https://youtu.be/kFN6ZDjDlK4