Ballina Aktualitet Grubi komenton deklaratën e Menduh Thaçit

Grubi komenton deklaratën e Menduh Thaçit

Deklarata e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi se shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme duhet të votojnë ose LSDM-në ose PDSH-së pasi sipas tij beteja kryesore për zgjedhjet e 12 prillit do të zhvillohet mes këtyre dy partive, nga Bashkimi Demokratik për Integrim është komentuar si deklaratë që mund të jetë e ndërlidhur me proceset që zhvillohen kundër Menduh Thaçit.”Uroj që ky qëndrim i z. Thaçi mos të jetë i ndërlidhur me proceset tjera me të cilat z. Thaçi është i ndërlidhur”, deklaroi Artan Grubi, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Deputeti Grubi thotë më tej se është për të ardhur keq që narrativi i gjithë opozitës shqiptare është kundër BDI-së. Për të mos humbur mandate deputetësh, nga Bashkimi Demokratik për Integrim inkurajojmë partitë opozitare shqiptare që të bashkohen dhe të dalin në zgjedhjet të bashkuara kundër Bashkimit Demokratik për Integrim./Alsat

https://youtu.be/OG5eL6FYF-w

@tn.lajmelokale
@tetovanews