Ballina Aktualitet Shqipëri “Kryeministri gënjen”/ Bushati: Ja si po e përdorin Rama dhe Vuçiq ‘Mini-Shengenin’

“Kryeministri gënjen”/ Bushati: Ja si po e përdorin Rama dhe Vuçiq ‘Mini-Shengenin’

I ftuar në “Open” në Top Channel, analisti Andi Bushati e ka cilësuar thjesht si propagandë idenë e Mini-Shengenit Ballkanit.

Sipas Bushatit, kjo ide po prezantohet nga dy liderë që deri dje kërkonin shkëmbimin e territoreve, duke ngritur pikëpyetje për arsyet e vërteta të Mini-Shengenit.

“Nuk ka një draft zyrtar se cilat janë pika që diskutohen në takime. Thuhet se Mini-Shengeni po bëhet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë ekonomike mes vendeve të rajonit.

Por po ta shikoni aty keni dy politikanë që deri para 6 muajve ishin ata që donin të zgjidhnin problemet e rajonin me shkëmbime kufijsh.

Po Rama nuk e pranoi vetëm kur vdiq si ide. Hoqi Ditmir Bushatin që e kundërshtoi si ide. Si mundet që këta dy politikanë na kthehen në profetë të heqjes së mureve etnike dhe shkrirjes së territoreve.

Është e gjitha një propagandë e bërë nga 2 autokratë si Rama dhe Vuçiç”, deklaroi Bushati.

@tn.lajmelokale
@tetovanews