Ballina Aktualitet Shqipëri “Më ka marrë malli për gjyshërit..”, ja çfarë i kërkoi vogëlushja e...

“Më ka marrë malli për gjyshërit..”, ja çfarë i kërkoi vogëlushja e familjes Greku kryeministrit Rama (VIDEO)

Familja Greku ishte një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku tre anëtarët e familjes humbën jetën nën rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë. Pëllumb Greku së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij humbën jetën nën rrënoja, ndërsa bashkëshortja dhe vajza e mitur shpëtuan pasi një natë më parë ishte nisur për në Dibër tek prindërit e saj.

Kryeministri Rama vizitoi anëtarët e familjes Greku, që i mbijetuan tërmetit dhe janë strehuar në banesat sociale në Shkozë. Rama u premtoi familjes se do u plotësojë çdo nevojë, ndërsa zhvilloi një bisedë të gjatë dhe prekëse me vogëlushen e familjes Greku. Ajo preku kryeministrin kur i tha se “i ka parë gjyshërit në ëndërr, por i do aty”. Gjyshërit e saj ndërruan jetë nën rrënojat e pallatit në Thumanë të shkatërruar nga tërmeti.

Biseda e kryeministrit Rama me vogëlushen e familjes Greku.

Vogëlushja: Të kam parë në televizior

Edi Rama: Ku jam më mirë në TV apo kështu?

Vogëlushja: Këtu! U trondita për nënën dhe gjyshen që nuk i kam më…

Edi Rama: O Zot i madh, janë lart në qiell i do Zoti

Vogëlushja: Në ëndërr i kam parë 100 herë, po i dua këtu!

Edi Rama: Ata kanë shkuar në qiell, janë atje lart!

Vogëlushja: Më thoshte gjyshi a ta çoj njëherë televizorin të shikoj Edi Ramën? Unë i thosha dua të shikoj kukullat, ca do të shikoj tjetër sportin, budalliqe…

Edi Rama: Sa e mirë qe je?

Vogëlushja: Gocë më….

Edi Rama: Do të prezantoj me Zahon

Vogëlushja: Çun ke ti?

Edi Rama: Po, kam edhe një gocë dhe një çun unë të mëdhenj. Zahon do ta sjell ndonjë ditë ta prezantoj. Edhe ti të vish të luash me Zahon sa herë të duash. Çfarë ke dëshirë të sjellë plaku i vitit të ri?

Vogëlushja: Kukull të madhe

Edi Rama: Do ta porosisim një kukull të madhe

Vogëlushja: Dua dy kukulla Elsa dhe Ana…

Edi Rama: Ai çuni im merret me spidermena. Do më përqafosh mua që të iki?

Vogëlushja: Pse do ikësh? Rri

Edi Rama: Po mirë na bëj ndonjë muhabet që të rri. Kjo qenka fantastike

Vogëlushja: U mbush shtëpia plot, kështu kam qejf.

https://youtu.be/e1MWDEGx0aI

@tn.lajmelokale
@tetovanews