Ballina Aktualitet Lëvizja BESA ristrukturon nëndegët në Nikushtak dhe Opajë të Likovës (FOTO)

Lëvizja BESA ristrukturon nëndegët në Nikushtak dhe Opajë të Likovës (FOTO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Lëvizja BESA sonte ka ristrukturuar nëndegët e saj në fshatin Nikushtak dhe fshatin Opajë, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve në të dy fshatrat, me një fjalë përshëndetëse u drejtua anëtari i kryesisë qendrore, Hulus Asipi si dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Nëndega e Nikushtakut iu besua ta udhëheqë Bajredin Ibishi, ndërsa nëndegën e Opajës do ta udhëheqë Alban Limani.

Lëvizja BESA tashmë ka filluar punën e saj duke i konsoliduar rradhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e partisë dhe njëkohësisht duke pranuar shumë figura të reja të cilat i bashkangjiten Lëvizjes BESA, thuhet në njoftimin e sotëm të Lëvizjes BESA.