Ballina Aktualitet Opinione Vëllai i dëshmorit nga Likova me letër të hapur për Ali Ahmetin

Vëllai i dëshmorit nga Likova me letër të hapur për Ali Ahmetin

Nga Muharem Memedi

Një letër, Ali Ahmetit, kryetarit partisë politike? Bashkimit Demokratik pêr Integrim.
Kaluan 18 vite nga 2001 dhe po kalojmë në vitin e 19 – të me gjasa do të bëhen dhe 20, 25 edhe 50, e Gënjeshtra yte dhe e piunave pas tej nuk do të mbaroj, pa kufi është. Fjalet tuaja për statusin e dëshmorëve veteranëve dhe invalideve të luftës kur do te realizohen!?

A thua vallë të janë shterrur lotët e krokodilit siç thot populli “a ke pik uji n’sy” dhe unë po të pyes personalisht, – me cfar fytyre don t’i dalish nenës, babait tim para kur dihet se asgjë nuk ke bërë për dëshmorët e 2001.
Të drejtohem direkt ty sepse shumë nëna dhe baballarë kanë humb besimin në ty sepse ti u ngrite në pozitë të lart nga gjaku i djemve dhe vajzave të tyre, të vllezërve tonë.

I harove sikur të ishin një leck e hedhurr në rrugë. Turpi yt është i pa peshuar, nga se devijuesi nuk njeh as moral as karakter po as sinqeritet.

Devijimi është cilesi e jotja ore i pa shpirt!

Ku e ke Rafizin, Fazliun e Gzimin?!
Po Nazmiun, Sokolin e Malen.
Harunin, Ilirin Strugen nën dhe i ke.
Ata te dëgjojne sa renkimet kanë për pasojat që po i perjetojmë ne mbi dhe Aq sa janë përmalluar e gëzuar që ata takuan dëshmoret po dhe ju tregojn për të bëmat e tuaja.

Vaji i tyre edhe të vdekur nuk ndalet nga se jeten që dhanë nuk e dhanë për luksin tuaj por për një jetë dhe gezim të pasardhsëve..

Ti je turpi ty je nëncmimi! Ti je e keqja e të gjithëve. Këto cilësi edhe faraoni i kishte saqë një ditë u pêrmbis në ujë dhe ate e kerkuan dhe po e kerkojnë ende si nje mumje po ty kush do të kerkon!?
Kjo është një fillim i shkrimeve të mia.
Shihemi dhe ndëgjohemi “bac” që sen s’ke kry deri sa nuk pranove nga un as një takim, unë vëllau i dëshmorit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews