Ballina Argëtim Kuriozitete STUDIMI: Mënyra sesi ne i shohim ngjyrat nuk ka të bëjë thjesht...

STUDIMI: Mënyra sesi ne i shohim ngjyrat nuk ka të bëjë thjesht me shqisën e të parit

Perceptimi për ngjyrat ka qenë njëfarë misteri për shkencëtarët e neurologjisë. Një studim i kryer së fundmi ka gjetur se kjo përvojë ka të bëjë më shumë me trurin sesa me të parit. Studimi është kryer nga Amherst College dhe konkludon se pjesa më e madhe e shqisës së të parit është ndërtuar në tru.

Në funksion të studimit u krye një eksperiment që i vuri vullnetarët në një situatë realiteti virtual të shtrirë në 360 gradë. Studiuesit vëzhguan se në cilën pikë të të gjithë panoramës fokusohej shikimi i vullnetarëve. Ata konstatuan se vetëm ajo zonë e panoramës perceptohej me ngjyra, ndërsa pjesa periferike ishte pa ngjyra.

Fushëpamja e njeriut shtrihet në rreth 210 gradë, që është afërsisht e njëjta hapësirë që kemi përpara kur hapim krahët.

Studimi tregon se zona me ngjyra kufizohet përreth fokusit ku jemi përqendruar. Kjo u vu re në momentin që panoramës virtuale iu hoqën ngjyrat në periferi dhe pjesëmarrësit në studim nuk e vunë re ndryshimin.

“Ne mbetëm të habitur sa të pavëmendshëm ishin pjesëmarrësit kur ngjyra u hoq nga 95 përqind e pamjes që kishin përpara“, tha Caroline Robertson, një prej autoreve të studimit.

“Rezultatet tregojnë se mënyra se si i shohim gjërat është kryesisht e pasaktë. Ka të ngjarë që truri ynë të plotësojë pjesën më të madhe të përvojës sonë perceptuese“, thotë ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews