Ballina Aktualitet Kultura Shuhet gjuhëtari Jorgji Gjinari! Meta: U trishtova pa masë! Hartoi një nga...

Shuhet gjuhëtari Jorgji Gjinari! Meta: U trishtova pa masë! Hartoi një nga veprat më madhore të shqipes

Është ndarë nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari në moshën 89-vjeccare. Ai është një nga delegatët edhe nënshkruesit e Rezolutës së Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972.

Është ndarë nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari në moshën 89-vjeccare. Ai është një nga delegatët edhe nënshkruesit e Rezolutës së Kongresit të Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972.

Njihet si një nga dialektologët më të shquar shqiptarë, autor i një vargu monografish për të folme të ndryshme të shqipes, autor i veprës më të plotë e përgjithësuese mbi dialektet e gjuhës shqipe, bashkautor dhe drejtues shkencor i veprës madhore “Atlasi Dialektologjik i Gjuhës Shqipe”.

Gjithashtu ai ka sjellë kontribute edhe në fusha të tjera të gjuhësisë, si dialektologji historike, prejardhja e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e dialekteve me gjuhën letrare etj.

Për ndarjen e tij nga jeta, ka pasur edhe një mesazh nga presidenti i Ilir Meta, i cili ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij. “Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen.
Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”.

Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews