Ballina Aktualitet Kosovë E ëma e ish-Presidentit Hashim Thaçi shtrohet me urgjencë në spitalin Infektiv,...

E ëma e ish-Presidentit Hashim Thaçi shtrohet me urgjencë në spitalin Infektiv, rezultoi e infektuar me koronavirus

Sipas informacioneve për mediat kosovare, e ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infektuar me koronavirus.

Hyra Thaçi është shtuar në Klinikën Infektive në QKUK dhe se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Por, kohët e fundit ajo është përkeqësuar, prandaj ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mësohet se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.

@tn.lajmelokale
@tetovanews