Ballina Aktualitet Lajme Mexhiti u kërkon ministrave të B D I-së të ndalojnë së fotografuari...

Mexhiti u kërkon ministrave të B D I-së të ndalojnë së fotografuari dhe të merren me punë, Grubi lëshon seancën

Gjatë pyetjeve të deputetëve Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti kërkoi nga ministrat e BDI-së të ndalojnë së fotografuari në vendin ku duhet të ndërtohet Autostrada Shkup-Bllacë por ta ndërtojnë sa më shpejt.

Mexhiti kërkoi sqarime nga zëvendëskryeministri Artan Grubi për zonën ekonomike në Vizbeg pasi sipas tij institucionet e kanë lënë pas dore këtë zonë ekonomike në të cilën, siç tha, pjesa më e madhe e kompanive janë shqiptare

Grubi nuk u përgjigj në këto pyetje, por njoftoi zv/kryetarin e Kuvendit se do të përgjigjet me shkrim ndërkohë braktisi sallën e Kuvendit. Kjo nuk është hera e parë që shfaqen dallime të këtilla mes Grubit dhe Mexhitit. Ky i fundit nuk i ka fshehur pakënaqësitë ndaj përzgjedhjes së përfaqësuesve të partisë së tij në këtë përbërje të ekzekutivit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews