Ballina Top Lajm Edhe përkundër mbledhjes së 200 mijë eurove, 19-vjeçarja nga Mitrovica nuk arriti...

Edhe përkundër mbledhjes së 200 mijë eurove, 19-vjeçarja nga Mitrovica nuk arriti t’i mbijetonte sëmundjes

Ka humbur jetën Nazlije Sherifi, studente 19 vjeçare nga Mitrovica, e cila ishte diagnostikuar me Glomerulosklerozë Foke Segmentale.

Sherifit i duheshin 200 mijë euro për kryerjen e transplancionit të veshkës, në shtetin e Turqisë.

Valmir Aliçkaj, donator, u shpreh publikisht se do të dhuronte veshkën për Nazlijen dhe e kishte vizituar atë personalisht në spital.

Familja e saj ka kohë që ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që vajza e tyre të arrijë ta kryejë me sukses këtë transplantim.

Për Nazlijen u mblodhën 200 mijë euro, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmin për vde*kjen e saj e ka konfirmuar vëllau i saj përmes një postimi në “Facebook”./Zëri

@tn.lajmelokale
@tetovanews