Ballina Top Lajm Habit profesori i Harvardit: Si mbetja e një anijeje fluturuese aliene, vizitoi...

Habit profesori i Harvardit: Si mbetja e një anijeje fluturuese aliene, vizitoi Tokën në vitin 2017

Një profesor i Harvardit beson se mbetjet e një lloj mjeti fluturues të huaj ka vizituar sistemin tonë diellor në vitin 2017 dhe se mund të ketë qenë një lloj ‘mesazhi në një shishe’.

Abraham ‘Avi’ Loeb, i cili është kryetari i Departamentit të Astronomisë në Harvard, pretendon se një objekt që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor nuk ishte thjesht një shkëmb hapësinor, por në fakt një formë e teknologjisë aliene.

Objekti hapësinor u quajt Oumuamua, që ishte parë nga Observatori Haleakal? në Hawaii.

Ai udhëtoi drejt sistemit tonë diellor në shtator 2017 nga drejtimi i Vega, një yll aty 25 vjet dritë larg.

Në librin e tij të ri të, “Jashtëtokësorët”, Loeb shpjegon se si, më 9 Shtator, trajektorja e Oumuamua e solli atë më afër diellit, para se të shpërthente në rreth 58,900 km / orë larg distancës orbitale të Venusit në fund të muaj.

Habit profesori i Harvardit: Si mbetja e një anije fluturuese aliene,

Në fillim, shkencëtarët besuan se ishte thjesht një kometë e zakonshme, por Loeb studio një numër provash të pazakonta, përfshirë dimensionet e Oumuamua dhe mënyrën se si ajo pasquronte rrezet e diellit.

Objekti në formë e një puroje ishte të paktën pesë deri në 10 herë më i gjatë se sa ishte i gjerë, diçka që nuk është parë në asnjë trup ndonjëherë.

Loeb shpjegon në librin e tij: “Kjo do ta bënte gjeometrinë e Oumuamua-s më ekstreme,të paktën disa herë, në raport me asteroidët ose kometat më ekstreme që kemi parë ndonjëherë”.

Ishte gjithashtu jashtëzakonisht e ndritshme dhe ishte të paktën ‘dhjetë herë më shumë reflektuese sesa asteroidet apo kometat gurore të sistemit tipik diellor’.

Pastaj ishte edhe mënyra se si lëvizi Oumuamua, shpjegon Loeb. Ai shton sae Oumuamua nuk ndoqi trajektoren e saj të llogaritur, por në të vërtetë u përshpejtua pak, por në një masë shumë të konsiderueshme statistikisht ndërsa lëvizte larg diellit.

Për shkak të anomalive, Loeb arriti në përfundimin se shanset që ajo të ishte një kometë e rastësishme ishin të pakta, duke spekuluar se mund të ishte “hedhurinë hapësinore” që dikur kishte shërbyer si një anije navigimi hapësinore e përdorur nga një civilizim shumë kohë më parë.

“E vetmja mënyrë për të kërkuar civilizime aliene është të kërkoni plehrat e tyre, si gazetarë hulumtues që shikojnë nëpër plehrat e të famshëmve”, thotë Loeb.

@tn.lajmelokale
@tetovanews