Ballina Aktualitet Kosovë/ Numërohen 81.16% e votave: Vetëvendosje merr mbi 300 mijë vota

Kosovë/ Numërohen 81.16% e votave: Vetëvendosje merr mbi 300 mijë vota

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka filluar të publikojë online rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2021.

Lëvizja Vetëvendosje ka rritur bindshëm numrin e votave të fituara në krahasim me zgjedhjet e tetorit.

Nga 81.16 për qind e votave të numëruara deri më tani nga KQZ-ja, partia e Albin Kurtit prin me 47.94 për qind ose 305.167 vota. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.

Votat e deritanishme të numëruara nga KQZ-ja, renditin të dytën Partinë Demokratike të Kosovës me 17.50 për qind ose 111.381, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.36 për qind ose 85.059 votues, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.46 për qind ose 47.513 votues, Nisma Socialdemokrate 2.80 për qind ose 17.830.

Përqindjen e saktë të rezultateve mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Vendvotimet u hapën në ora 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Qytetarët që ishin brenda qendrave të votimit u lejuan që të votojnë edhe pas orës 19:00.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë. Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.

Artikulli paraprakExit Polli i PIPOS në Klan Kosova: LVV merr 41.8% të votave, PDK-16.5%, LDK-15.2%, AAK-7.2%
Artikulli tjetërNumërohen 93 për qind të votave: Vetëvendosje 47,62 për qind