Ballina Kronika Aksident në Xhepçisht, përfshihen tre automjete

Aksident në Xhepçisht, përfshihen tre automjete

Dje (8 mars), rreth orës 14:30, në rrugën regjionale Tetovë-Jazincë, në fshatin Xhepçisht, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë tre automjete me targa të Tetovës edhe atë: “Volkswagen Golf” e drejtuar nga 34-vjeçari V.S. nga Xhepçishti, “Citroen C4” e drejtuar nga 39-vjeçari Z.B. nga i njëjti fshat dhe një “Mercedes” i drejtuar nga 43-vjeçari A.I nga Tetova. Në këtë aksident, pasagjeri i veturës “Citroen” N.B. (65) ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse shoferi Z.B. dhe tre pasagjerë të tjerë të kësaj veture kanë përfunduar me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews