Ballina Aktualitet Qeveria miratoi vendimin, ora policore fillon nesër në ora 22:00

Qeveria miratoi vendimin, ora policore fillon nesër në ora 22:00

Qeveria në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që ora policore të filloj prej ditës së nesërme (10.03.2021) ora 22:00 deri në ora 05 të mëngjesitt dhe do të zgjas deri më 22 mars, kështu njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

“Mbledhja e Qeverisë po vazhdon akoma, por vendimi për orën policore është miratuar. Ora policore do të filloj prej nesër në ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri më 22 mars, diku 12 ditë. Por do ta ndjekim këtë proces, duke pas parasysh se fillon edhe muaji i agjërimit Ramazani, vendimi ka edhe rol preventiv”, u shpreh Zaev, duke paralajmëruar edhe kontrolle më të ashpra.

@tn.lajmelokale
@tetovanews