Ballina Aktualitet Banorët e Konjares së Shkupit rrethojnë stacionin policor

Banorët e Konjares së Shkupit rrethojnë stacionin policor

Banorët e Konjares së Mesme në protestë para stacionit policor në Komunën Petrovec pasi disa banorë janë ftuar në bisedë informative nga policia pas protestave të njëpasnjëshme disa ditë me rradhë.

Banorët e Konjares së Mesme janë ngritur për të mbrojtur ujin e pijshëm nga një kompani që gropon në rrjedhën e Lumit Pçinja që rrjedh nëpër fshat. Katastrofa ekologjike e shkaktuar nga punimet e kësaj kompanie është e përmasave të mëdha, dhe në vend se të arrestohen e të burgosen pronarët e kompanisë që shkakton dëmin, policia mundohet të frikësojë banorët që protestojnë për të mbrojtur ujin e pijshëm.(A. Xhaferi)

https://youtu.be/3yasj8bFipk

@tn.lajmelokale
@tetovanews