Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.
Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar i thjeshtë amerikan.
“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai, përcjell Telegrafi.
I pyetur nga RTV Dukagjini nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat.
“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar i thjeshtë ”, tha mes tjerash Palmer./Telegrafi/










![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)



