Ballina Top Lajm Tërmeti i sontëm ishte 4.5 ballë, korrigjohet Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare

Tërmeti i sontëm ishte 4.5 ballë, korrigjohet Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare korrigjoi informacionin rreth tërmetit të mbrëmjes së sotme në Maqedoni. Sipas të dhënave të fundit të azhurnuara, tërmeti kishte një madhësi prej 4.5 ballë sipas shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë afër Liqenit të Mavrovës me një thellësi prej 2 kilometra.

Siç u raportua edhe më herët tërmeti më së shumëti është ndjerë në Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews