Ballina Aktualitet VIDEO/“Boll më”: EVN po bën D I S K R I M...

VIDEO/“Boll më”: EVN po bën D I S K R I M I N I M të hapur etnik

Lëvizja qytetare “Boll më” tani e disa muaj  p r o t e s t o n  kundër çmimit të rritur të energjisë elektrike, ndërkohë që dje informoi për  d i s k ri m i n i m i n  e hapur etnik që po bën EVN, e që sipas tyre, kjo po merr “aminin” edhe nga kryeministri Zoran Zaev dhe Komisioni Rregullor për Energjetikë. Krenar Osmani, përfaqësues i kësaj Lëvizje, para Qeverisë së Maqedonisë shpalosi disa video-incizime të disa lagjeve të Tetovës, e të cilat janë të banuara me shqiptarë dhe maqedonas, dhe ku orëmatësit e energjisë elektrike, janë të vendosura sipas ndarjes etnike dhe jo sipas rregullit të pagesës tatimore.

“Sot, në një formë pak më ndryshe, po ua shpalos disa rrugë të ndryshme në qytetin e Tetovës, ku EVN drejtpërdrejtë po bën  d i s k r i m i n i m  mbi baza etnike. Në rrugën ‘Bllagoja Tasevski’, lagje e banuar e tëra me popullatë shqiptare, orëmatësit janë të vendosura jashtë,ndërkaq jo aq larg në rrugën ‘Bllagoja Toska’, e cila është e banuar me popullatë maqedone, të gjithë orëmatësit janë brenda shtëpive dhe jo jashtë apo në trotuare siç bëjnë me shqiptarët”, deklaron Osmani, ndërsa paralajmëroi padi  p e n a l e  ndaj EVN-së, KRE-së, si dhe ndaj kryeministrit.

“Në rast se  p r o k u r o r i a  nuk inicion padi kundër EVN-së, KRE-së dhe kryeministrit, atë do ta bëjmë ne si iniciativë qytetarë duke u bazuar me autorizimin e konsumatorëve dhe kolektivisht do ta bëjmë këtë padi. Kjo është e papranueshme, paramendoni nëse një orëmatës dëmtohet nga individ të panjohur, personi i autorizuar dhe konsumator i EVN-së  d ë n o h e t  me nga dhjetë mijë euro për orëmatësin, kjo është e  t m e rr sh m e  dhe e turpshme, ne kemi bërë ankesa, por ka hasur në vesh të shurdhër”, thotë Osmani. (koha.mk/A.K)

https://youtu.be/pZy80oAcMM8

@tn.lajmelokale
@tetovanews