Ballina Aktualitet Lajme Bota e artit në zi: Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Bota e artit në zi: Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Arti shqiptar është në zi, pasi ka ndërruar jetë këngëtari shkodran, Berhan Nehani.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila përmendi kohën kur ai ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”.

Ajo e vlerësoi Nehanin si pasionanttë artit dhe njeri të dashur e të qeshur.

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë. Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare. Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani”, shkruan Ademi.

https://youtu.be/8-T9yytV_l8

Formacioni popullor “Karaifilat që ka Shkodra” u themelua në verën e vitit 1983 nga ideatori Nesret Kastrati dhe arkitekti i këtij grupi Tahir Kastrati.
Dikush më i ri e dikush më pak i vjetër, bashkuan zërat e tyre të mrekullueshëm, për t’u bërë, jo vetëm të njohur, por edhe legjendarë në llojin e tyre.

Ishte hera e parë që një grup i përbërë prej 10 këngëtarësh do të hynte në historinë e këtij qyteti si një risi muzikore që do ta çonte këngën shkodrane më tej.
Ata ishin: Bep Pavaci, Rushdi Çekaj, Paulin Gruda, Ferdinant Deda, Luigj Alia, Berhan Nehani, Riza Ramadani, Tahir Kastrati, Nesret Kastrati dhe Leon Leka.

Të gjithë këngëtarët, që performuan në këtë grup, ishin pjestarë të korit të Shtëpisë së Kulturës të qytetit të Shkodrës.
Ishte ideja e të ndjerit Tahir Kastrati, që me më të përzgjedhurit e këtij kori, të krijohej një grup, i cili me një repertor këngësh që buronte nga tradita shkodrane, të paraqitej përpara publikut.
Këtë ide e përkrahën edhe muzikantët dhe kompozitorët shkodranë si: Mark Kaftalli e Nazmi Lishi, por në mënyrë të veçantë mjeshtri Luan Barova, i cili, u bë edhe udhëheqësi artistik i tyre.

Kështu u themelua grupi “Karajfilat që ka Shkodra”, grup që për 40 vite me radhë, jo vetëm mbajti gjallë traditën e këngës shkodrane, por e pasuroi dhe e trashëgoi edhe me këngëtarë të rinj, që edhe sot e kësaj dite janë pjesë e këtij grupi.
Ju këndoftë zemra!

https://youtu.be/DG2enfLE6Dk

@tn.lajmelokale
@tetovanews