Ballina Aktualitet MEXHITI: B D I-JA NUK KA PROGRAM, OSMANI DHE GRUBI TË PADËSHIRUAR...

MEXHITI: B D I-JA NUK KA PROGRAM, OSMANI DHE GRUBI TË PADËSHIRUAR NGA VOTUESIT

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në njē prononcim për të përditshmen, maqedonase Sloboden Pecat ka deklaruar se edhe poqëse ka rikonstruim të Qeverisë, ai personalisht nuk e ka ndërmend të lëshojë postin e deputetit, njofton News33.

Por ka thënë se është duke e ngritur zërin për të përçuar deri tek kreu i integristëve zërin e qytetarëve që votuan B D I-në.

“Shkupi që dha 1/3 e votave në këtë fitore të madhe të B D I-së, me plot kompetencë e them që nuk u përfill fare me përzgjedhjen e dy figurave, zotit Osmani dhe zotit Grubi për t’i përfaqësuar votuesit shkupjan në ekzekutiv” deklaoi Mexhiti.

Shtoi se brenda BDI-së është humbur debati dhe kongresi i mbajtur një vit më parë, sipas tij s’ka sjellë asgjë të re për B D I-në.

“Kongresi i mbajtur një vit më parë nuk solli asgjë, as program të ri as organe të reja të cilwr kanë mandat katër vjeçarë. Duke u nisur nga vetvetja, unë nuk e di jam ose jo ende nënkryetar sepse nuk e di a jam i rizgjedhur, dhe kjo vlenë dhe për organet tjera brenda B D I-së” deklaoi Mexhiti./News33/

@tn.lajmelokale
@tetovanews