Ballina Aktualitet Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Rrugët dytësore në Tetovë, në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

Rrugët dytësore në shumë lagje të Tetovës janë në gjendje të keqe. Banorët ankohen se nuk e mbajnë në mend që rrugët të jenë rindërtuar ndonjëherë. Komuna e Tetovës me premtim të ri se punimet do të nisin pas 10 ditësh.

“Kështu duken pjesa më e madhe e rrugëve dytësore të qytetit të Tetovës. Për dallim prej ca rrugëve në qendër të qytetit që kanë filluar të rregullohen këto rrugë me vite të tëra presin meremetimin”.

Pavarësisht premtimeve të autoriteteve lokale, banorët ankohen se infrastruktura e keqe rrugore nuk është rindërtuar prej vitesh. “Duhet të rregullohet për asnjëherë nuk është ndreq. E kërkojmë askush s’na merr parasysh aspak”.

“Për këtë rrugë shko në komunë, kryetaren pyete. Ka shumë vite kështu kjo rrugë”. “Jo, askush nuk interesohet bile, por do vinë tash të kërkojnë vota mund ta ndreqin tash”.

“Që kur e mbaj mend unë me vite për askund është rruga. Ujë, kanalizime e rrugë duhet të bëhen këtu tjetër asgjë s`duam”.Në gjendje të njëjtë është edhe rruga dytësore në lagjen Cetinska në Tetovë. “Gjithë jetën kështu është, asgjë s’kanë bë”.

“Që prej 70 e kusur vitesh kështu është kjo rrugë asgjë nuk kanë investuar. Ja si e shihni vet ju, Ne votat do ua japim nuk është problem por kjo së pari duhet të rregullohet. Fëmijët s`kanë ku dalin të lagjes, lozin këtu në mes të rrugës”

Nga komuna e Tetovës, me premtim të ri. Sipas tyre, punimet për rindërtimin e rrugëve do të nisin pas 10 ditësh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews