Ballina Top Lajm Zbulohet misteri i satelitëve mbi qiellin shqiptar (VIDEO)

Zbulohet misteri i satelitëve mbi qiellin shqiptar (VIDEO)

Qytetarët e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe disa qyteteve të tjera të Shqipërisë mbrëmjen e sotme ishin më sytë nga qielli për shkak të disa objekteve fluturuese që lëviznin me shpejtësi të lartë dhe pa prodhuar as zhurmën më të vogël, por duke shqetësuar banorët.

Pas disa minutave objektet u zhdukën papritur.

Por cfarë ishin?

Gjithçka bën fjalë për “trenin” e satelitëve Starlink të lëshuar nga kompania e Elon Musk, “SpaceX”.

Satelitët lëshohen në orbitë në mënyrë që të sigurojnë internet edhe në zonat më të izoluara rreth e qark botës.

Starlink që duken në qiell si yje të vegjël që fluturojnë u panë edhe në Greqi dhe vende të tjera ndërsa mbajnë të gjithë një vijë të drejtë, si një tren.

Projekti që synon të krijojë një konstelacion satelitësh ka për qëllim të përfundoj në 2027 dhe të mbulojë Tokën me një internet të shpejtësisë së lartë, akses të thjeshtëzuar si dhe me vonesa gati inekzistente.

/ Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews