Ballina Aktualitet Kosovë Mbahet akademi përkujtimore për Agim Llukën (VIDEO)

Mbahet akademi përkujtimore për Agim Llukën (VIDEO)

Agim Lluka do të mbetet në kujtimet e njerëzve që e kanë njohur dhe kanë punuar me të.

Sonte është mbajtur një akademi përkujtimore për Agim Llukën.

Me një dokumentar ku është shpalosur jeta e tij që nga vitet e rinisë, fillimet e karrierës dhe gjithë sukseset e mëdha filloi e gjithë mbrëmja.

Karakteri i tij i veçantë dhe puna e palodhshme me rezultate që do ti shohim shumë gjatë u përkujtuan në një akademi përkujtimore, ku u mblodhën familjarë, bashkëpunëtorë e miq të tij të ngushtë.

“E mbaj në mend se babi gjithmonë ka qeshur. Nuk ka ndodhur që ai të del nga ndonjë dhomë e të mos buzëqesh”, deklaroi djali i Agimit, Rron Lluka.

Të gjitha këto kujtime u përcollën me tingujt e korit të qytetit të tij dhe korit “Zanat” nën përcjellje të Astrit Stefajt.

“Nuk ka qenë njeri i fjalëve të mëdha por i veprave të mëdha”, kështu e përshkruajnë njerëzit e tij të afërm.

Për të jetësuar jetën, punën dhe veprën e tij është hapur një fondacion për fushat që ai kontribuoi me veprat e tij.

“Sonte me shumë krenari dhe mburrje, prezantoj Fondacionin “Agim Lluka”. Fondacion ky që bazohet në veprën e tij. Babi ka qenë një njeri që ka përkrahur shumë gjeneratat e reja, sidomos në fushën e arsimit, shkencës e kulturës. Andaj ne do t’i jetësojmë ato me anë të këtij fondacioni. Ne nuk do reshtim së punuari duke ndihmuar bibliotekat kombëtare. Po ashtu do të ndajmë çdo vit Çmimin “Agim Lluka” në emër të veprës që ai la pas.

Agim lluka ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ai ishte drejtuesi i parë i Shtëpisë Botuese “Dukagjini” dhe i RTV Dukagjinit.

Agim Lluka lindi në Pejë në vitin 1961. Ishte ndër figurat më të mëdha të emblemës së korporatës Dukagjini./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews