Ballina Argëtim Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini...

Nëse doni një vit më të lumtur se ky që iku, kini parasysh këto këshilla

Tani që thuajse mbaruat me gjithë reflektimet e 2022-shi dhe jeni gati për të nisur një tjetër kapitull, kini parasysh që lumturinë tuaj e bëni vetëm ju.

Neurologët kanë disa “porosi” specifike kur vjen puna tek rruga drejt gjetjes së gëzimit dhe lumturisë. Rituale që jo vetëm s’do t’ju lodhin, por do t’ju ndryshojnë komplet mënyrën sesi mendoni.

Bëjini vetes tuaj pyetje sa herë ndiheni të mërzitur

Ndonjëherë ju duket sikur mendja juaj nuk do që ju të jeni të lumtur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten : “Pse?” Të paktën në këtë mënyrë jeni duke hedhur një hap drejt zgjidhjes së problemeve tuaja, në vend që të rini të mërzitur dhe të mos bëni asgjë.

Vendosini një emër konkret ndjenjave tuaja

Çfaredolloj ndjenje të keni, duhet të përpiqeni ta përcaktoni me një emër konkret. Kjo do të tregojë edhe shkallën e rëndësisë të asaj ndjenje për ju.

Merrni vendime

Është më mirë ta merrni atë vendimin që po ju mundon sesa të rrini të mendoni pafund për të. Vërtetë mund të jetë e vështirë të merrni disa vendime, por sa më shumë të kalojë koha aq më të vështirë do t’a kini.

Krijoni kontakt me njerëzit

Të gjithë kemi nevojë të ndjejmë afrimitet dhe të ndihemi të pranuar nga të tjerët. Kontakti fizik me personat që ju rrethojnë, ndikon drejtpërdrejt në trurin tuaj, duke zvogëluar stresin. Mjafton një kapje dore, përqafim apo puthje dhe truri juaj do të ndihet më i lehtësuar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews